Transgjinorja 10 vjeçare nxit polemika te shikuesit e gjithë botës

Shikuesit e “Mirmëngjes Britani” janë ndarë, këtë mëngjes, në dy palë. Historia e transgjinores më të re të botës, i tronditi teleshikuesit. Shumë prej tyre ishin të shqetësuar që Rebekah Bruesehoff kishte bërë këtë ndryshim thelbësor të trupit, që në moshën 8 vjeçare. Edhe pse prindërit e fëmijës, të pranishëm në emision, kanë pohuar se fëmija nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale, vetëm se i pëlqen të identifikohet si vajzë.

Jamie dhe Christopher, prindërit e Rebekah, i kanë treguar Eamonn Holmes dhe Charlotte Hawkins se sa krenar ishin për vajzën e tyre. 
Kur lindi, Rebekah quhej Ben: “Rebekah ka qenë gjithmonë e tërhequr pas gjërave femërore, ndihet më mirë me to, më mirë si femër- ne nuk menduam që do të thoshte se ishte vajzë sepse ishte një vijimësi krejt e natyrshme e mënyrës së saj të rritjes dhe të të mënduarit, që prej lindjes. Kur u rrit pak dhe filloi të artikulonte e kërkoi me ngulm këtë gjë, të identifikohej si femër. Në këtë moment ne respektuam zgjedhjen e saj. Statistikat për fëmijët trans që nuk mbështeten nga prindërit janë vërtetë të zymta”- kanë pohuar prindërit!

Share With:
Translate »
1169 Views