Tre muaj pa të shoqen, babai i Alban Skënderaj tjetër poezi prekëse
Ikja e parakohshme e nënës së këngëtarit Alban Skënderaj, ka lënë plagë të thellë në familjen e saj.
Ajo la pas katër djem dhe të shoqin, por ky i fundit duket se e ka shumë më të rëndë për ta pranuar ikjen e së shoqes.
Babai i këngëtarit Alban Skënderaj, Qerim Skënderaj, prej tre muajsh e shpreh dhimbjen me vargje dedikuar nënës së fëmijëve të tij.
Ditën e sotme, e diel, u mbushën tre muaj nga ndarja e parakohshme nga jeta e bashkëshortes Afërdita, e cila u shua në një spital në Itali, pas një sëmundje të rëndë.
Me këtë rast ai i ka thurur një poezi të cilën e ka publikuar në Facebook, me titull “Endacak i verbër”, ku shpreh mallin për të shoqen dhe trishtimin që e ka përfshirë.
ENDACAK I VERBËR
Tre muaj pa ty, dielli, nuk ka dalë,
As hëna, netëve të gjata, nuk ndrinë.
Unë si sonambul zvarritem ngadalë,
Si murg i vetmuar me dhimbjen në shpinë.
Se ku ke qëndruar, ende s’më ke thënë,
Në ç’qiell, a planet, më thuaj pra, ku?
Lind diell atje, natën ndrinë hënë,
Apo… mjaftojnë vetëm sytë e tu?!…
Ata sy që mua më lanë në errësirë,
Shkretëtirë në shpirt, në gjak e në mish,
Endacak të verbër në një burg të lirë,
Që kur s’të shoh më, të dua dhjetëfish…