Infermierja publikoi foton e foshnjës në Facebook, por ky detaj shkaktoi rrëmujë në rrjet
Ardhja në jetë e një fëmije është një gëzim i madh dhe këtë gjë e dinë fare mirë të gjithë çiftet e rinj, por edhe të afërmit apo edhe personat që u urojnë mirëseardhjen të sapolindurve.
Kështu një infermiere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është fotografuar me foshnjën e sapolindur në krahë, por i ka shpëtuar një detaj.
Pas saj ndodhej nëna e bebet me këmbët e hapura pak pas lindjes.
Fotoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale me komentin, “Disa njerëz janë me ngut për ta vënë fotografinë e foshnjes në Facebook, por harrojnë disa gjëra para se ta postojnë”.
Nxitimi i publikimit të fotografisë, bëri që infermierja ta gjejë veten përballë një lumi kritikash.