Tre princeshat e familjes! Ariana Fejzullahu ndan kartolinën më të bukur për 2020-ën

Në shtator të këtij viti, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij, Ariana, u bënë prindër për herë të katërt.

Ariana solli në jetë një vogëlushe të cilës i vendosën emrin Ana.

Me ardhjen e Anës, familja e tyre e ëmbël është plotësuar dhe duket se këtë vit po i shijojnë në maksimum festat.

Vetëm pak minuta më parë, Ariana ka ndarë me ndjekësit në Instagram kartolinën më të bukur të vajzave të saj, të cilat duken vërtetë si tre princesha.

Të veshura me rroba festive, Era dhe Buna mbajnë në krahë Anën e vogël, e cila ka ndryshuar shumë që nga hera e fundit që e kemi parë.

“Një vit vërtetë të lumtur për ju dhe familjet tuaja! Ju bekoftë Zoti ju dhe familjet tuaja me jetë të gjatë dhe të shëndetshme.”- shkruan bashkëshortja e këngëtarit krahas postimit.

View this post on Instagram

Gëzuar nga princeshat e familjes Fejzullahu ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:
Translate »
583 Views