Tri motrat Hoxha, në një foto fëmijërie që nuk e keni parë asnjëherë
Lori, Sara dhe Redia Hoxha janë ndoshta motrat më me fat, që kanë më shumë kujtime nga fëmijëria. Shpeshherë, secila prej tyre ngacmon miqtë virtualë me momente të bukura të fëmijërisë, foto e video të hershme të familjes ku spikatin dëshirat e pasionet e para të vajzave fashion. Lori e ka treguar edhe publikisht se ka kaluar një fëmijëri të lumtur, por edhe Sara e Redia, dy motrat më të vogla të saj, me postimet e tyre, duket që e kujtojnë me shumë nostalgji kohën e tyre më të bukur. Në një kohë kur fashion blogerja e njohur ka marrë përsipër një pjesë të projekteve artistike në Top Channel, Sara për momentin i është përkushtuar mirërritjes së Londonit, më e vogla, Redia, është ajo që ka zbuluar këtë herë një moment lumturie nga fëmijëria.
Redia, 17-vjeçarja që ruan një profil më të tërhequr publik, sot nuk ka shpëtuar pa u “kapur” me postimin e fundit në Snapchat. Kur i sheh të tria bashkë, në një moshë kaq të vogël, vështirë të dallosh se cila është kush, megjithëse buzëqeshjet tipike janë ato që i identifikojnë më shumë. Veshjen, më mirë të mos fillojmë ta komentojmë. Fashion që fëmijë…