Trinjakët që humbën jetën ishin autikë. Nëna e tyre shtrohet në spital, në gjendje të vështirë psikologjike
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Romanat, ku si pasojë e zjarrit humbën jetën trenjakët 3-vjeçarë janë zbuluar detaje të reja fatkeqe mbi historinë e tre të miturve.
Sipas “Klan Plus, mësohet se trinjaket Konçi trajtoheshin çdo të hënë në qendrën e mirërritjes dhe zhvillimit në Kombinat të Tiranës. Ata i nënshtroheshin terapive specifike dhe të vazhdueshme të kësaj qëndre pasi kishin vështirësi në komunikim dhe dëgjim.
Ndërkohë që mjekja flet për problematikat shëndetësore të fëmijëve, sqaron njëkohësisht dhe sakrificën e nënës së tyre, Migenës e cila në mungesë të bashkëshortit, të cilin kushtet e vështira ekonomike e kishin detyruar të emigronte drejt Italisë, e vetme shoqëronte djemtë e saj çdo të hënë drejt Tiranës, për të ndihmuar në përmisimin e gjëndjes së tyre.
Mjekja dhe psikologët e cilësojnë atë si një nënë tepër të përgjegjshme, por që fati i keq e vuri përballë kesaj tragjedie. Pas ngjarjes, mësohet se e ëma e trinjakëve ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes së vështirë psikike për të përballuar humbjen tragjike të fëmijëve. Trenjakët e familjes Konçi humbën jetën tragjikisht mes flakëve brenda në banesë pasi ishin duke luajtur me një shkrepëse.