I dhuroi mamasë rrogën e tij të parë, ajo e kishte ruajtur për 62 vite…

Një stërgjysh gjeti pagën e parë që ai kishte marrë në punë plot para 62-vitesh, pasi ia kishte dhënë mamasë së tij dhe ajo e kishte ruajtur.

77-vjeçari Michael Doherty u surprizua kur gjeti dy paund dhe nëntë pence të vogla, një portofol ngjyrë kafe. Ai po pastronte shtëpinë e së ëmë pasi ajo do të shkonte në azil.

Pas javës së tij të parë në punë si praktikant ndërtimi në vitin 1955, Doherty shkoi menjëherë në shtëpi dhe i dha rrogën nënës, Margaret.

Kur i biri nisi punë, gruaja tashmë 104 vjeçe, i tha atij se do t’i mbante ajo paratë që “një ditë” t’ja kthente sërish.

Michael nga Greenock në Skoci tha: “Kur pashë portofolin tim u habita, nuk mund ta besoja”. Ai gjithashtu tregon se në vend që të shkonte të festonte se kishte marrë për herë të parë një rrogë, kishte shkuar direkt e në shtëpi.

“Mamaja më ka rritur shumë mirë, prandaj isha e sigurt që paratë do ja jepja asaj. Isha vetëm 15 vjeç dhe në atë kohë 2 paund për mua ishin shumë, sidomos kur është paga jote e parë”.

Share With:
Translate »
1280 Views