Trishtuese! Në Kukës në 48 orët e para të 2023 vjen në jetë vetëm një vajzë

Në 48 orët e para të vitit 2023 në maternitetin e Kukësit ka lindur vetëm një fëmijë, vajzë dhe fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë si foshnja dhe nëna. Por fëmija i parë për këtë vit i lindur në maternitetin e Kukësit është nga bashkia Has.

Shefja e maternitetit Venezie Doçi thotë se në orët e para të çdo viti ka pasur deri në tre lindje ndërsa këtë vit jo. Gjithsesi gjatë këtyre ditëve priten disa lindje.

Rënia e numrit të lindjeve vit pas viti është e ndjeshme, mjekja pediatër Venezie Doçi referon disa arsye.

Sipas të dhënave në Kukës lindshmëritë vit pas viti janë në rënie me të paktën 10%

Share With:
Translate »
96 Views