Tristan mungoi në Krishtlindjet e para të së bijës dhe nuk i vëmë dot faj

Përse Tristan Thompson, nuk shoqëroi partneren e tij Khloe Kardashian dhe vajzën True në festën e Krishtlindjeve?!

Përpara se të nisnim me hamendësimet e shumta se ndoshta ata nuk janë më bashkë, një burim për “E!Newës” sqaron arsyen e vërtetë të mungesës së tij. Tristan Thompson nuk arriti dot të ishte në Los Angeles për shkak të angazhimeve profesionale. Basketbollisti i “Cleveland Cavaliers” kishte ndeshje me 23 dhjetor, e më pas duhet të përgatitej për një tjetër.

Nga ana tjetër, Khloe as nuk e çonte ndërmend që të festonte Krishtlindjet pa familjen e saj, për këtë arsye vendosi të ishte edhe pa Tristan.

“Khloe dëshironte të ishte në Los Angeles me familjen për Krishlindjet. Nuk kishte asgjë më speciale sesa të shihje True-n në mëngjesin e Krishtlindjeve me kushërinjtë e saj. Për asnjë arsye në botë, Khloe nuk do ta humbiste hapjen e dhuratave të Krishtlindjeve. Ajo e adhuron këtë traditë të familjes dhe kishte dëshirë të ishte e lumtur së bashku me vajzën .”  – u shpreh burimi.

Khloe dhe True dukeshin si dy princesha në festën e organizuar nga Kim Kardashian për Krishtlindje!

View this post on Instagram

Omg ?

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:
Translate »
578 Views