Tronditëse! 5-vjeçari vret me armë zjarri vëllain e tij 16-muajsh

SHBA- Ngjarje tronditëse në Indiana, SHBA. Një djalë 16-muajsh është qëlluar për vdekje nga vëllai i tij 5-vjeçar.

Mediat e huaja raportojnë se foshnja është gjetur e pajetë nga një plagë me armë zjarri në banesë.

Autoritetet treguan se u lajmëruan nga një kalimtar për të shtënat në një apartament në Lafayette, gati 100 kilometra në veri të Indianapolis, kur oficerët arritën në apartament ata gjetën një fëmijë të vdekur.

“Detektivët e Departamentit të Policisë Lafayette përcaktuan se fëmija u qëllua nga vëllai i tij pesëvjeçar, i cili ishte në gjendje të kishte akses në një armë zjarri që ndodhej në banesë,”-tha policia.

Policia nuk ka dhënë asnjë detaj rreth ngjarjes, duke thënë se rasti është një hetim në vazhdim dhe nuk kanë asnjë informacion shtesë për të dhënë në këtë moment

Share With:
Translate »
100 Views