Tronditet Tirana, djali vret të atin dhe plagos të ëmën

Kryeqyteti tronditet nga një krim i rëndë në familje. Nga informacionet e para dyshohet se djali ka vrarë të atin dhe ka plagosur të ëmën. Ngjarja është shënuar sot rreth orës 11: 20 në Bathore   Sipas informacioneve paraprake dyshohet se djali 21 vjeçar, Mirald Metallari ka qëlluar të dy prindërit me armën e shërbimit të të atit. Policia informon: “Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati,shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.” I riu u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

 

Share With:
Translate »
1224 Views