Trump i thyen zemrën 7-vjeçares me përgjigjen e tij në telefon

Shtatë vite janë shumë për të besuar ende tek babagjyshi? Për Presidentin amerikan, Donald Trump, po!
Duke iu përgjigjur në telefon një fëmije që donte të dinte se ku ishte slita me dhurata e babagjyshit, Presidenti zgjodhi që ta përballë me të vërtetën.
“Çkemi, ti je Coleman? Babagjyshi? Sa vjeç je? Beson akoma te babagjyshi? Sepse 7 vjet janë shumë për ta besuar?”, ju përgjigj ai.
Por ky koment i Presidentit, u përball me një lumë kritikash në rrjetet sociale, duke e akuzuar Trump si të pashpirt.
Mediat amerikane raportojnë episodin e ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, mbrëmjen e vigjiljes së Krishtlindjes.
Telefonata e të miturit, ishte një ndër disa të cilave iu përgjigjen personalisht në prag të Krishtlindjeve vetë Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania

Share With:
Translate »
605 Views