“Tundja djepin ndërkohë që studioja”/ Zv.Ministrja e Mjedisit tregon sakrificat

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar zv. Ministrja e Mjedisit Ornela Çuçi. Në studio po flitej mbi diferencat që ndodhin në punë, mes meshkujve dhe femrave. Duke nisur nga pozicioni, pagesa e kështu me radhë.

Gjatë bisedës Çuçi zbuloi se është bërë nënë në moshë mjaft të re dhe i duhej që të studionte ndërkohë që vinte fëmijën në gjumë. Ndër të tjera ajo shtoi se një lëndë në master, e ka kthyer në ninullë për fëmijën, në mënyrë që të përgatitej për provim.

“Jeni duke folur me një person që është martuar 19-vjeçe dhe ka pasur një fëmijë në duar shumë shpejt. Por që a kam bërë unë përpara në karrierë duke pasur një fëmijë në krahë? Po është vullneti që ndikon. Më duhej që gjatë gjithë kohës që kam bërë masterin, gjatë gjithë kohës që studioja do të më duhej të tundja një djep. Mbaj mend që mikro-biologjinë e kam bërë ninullë që ta mësoja përmendësh”, u shpreh Çuçi.

Share With:
Translate »
427 Views