Turqia jep shpresa për vajzën që ecte me kuti konservash për në shkollë!

Në fillim të këtij muaji, Maja Merhi, 8-vjeçarja që lindi pa këmbë për shkak të një problemi gjenetik është parë duke lëvizur në një kamp refugjatësh me tuba plastikë e kuti konservash në këmbë.

Ato ishin sajuar nga babai i saj që të mund të ecte për të shkuar në shkollën e kampit. Fotografitë u bënë virale në internet ndërsa tani është në Stamboll, ku mjekët i kanë dhënë shpresa se mund të ecë.

“Maja do ecë me ndihmën e zotit, brenda tre muajsh”, tha dr Mehmet Zeki Culcu që po e trajton në një klinikë.

Maya është me origjinë nga Aleppo dhe momentalisht jeton në një kamp për personat me aftësi të kufizuata në rajonin Idlib në Siri.

Babai i saj, Mohammad Merhi, 34 vjeç, ka të njëjtin problem gjenetik që quhet si amputim i lindur e do të thotë se personi është i lindur pa gjymtyrë të poshtme.

Share With:
Translate »
933 Views