U aludua se Kylie Jenner është shtatzënë, por si qëndron e vërteta?

Kylie Jenner është përfolur së fundmi për një shtatzëni të mundshme me Timothée Chalamet, madje gjithçka u zmadhua akoma më tepër kur komediani amerikan, Daniel Rosh, deklaroi në podcast-in “Tosh Show”, se një punonjës marketi në Los Angeles i kishte treguar një detaj interesant për këtë temë.

U aludua se Kylie Jenner është shtatzënë, por si

YOUTUBE

“Shkova te një market në Malibu dhe teksa po flisja me punonjësin, ai më tregoi se Kardashians kishin xhiruar aty, duke prenotuar marketin që të dukej sikur ishin duke bërë blerje. Më tej punonjësi i kishte treguar se në një nga sekuencat Kylie zbulon se po pret një fëmijë nga Timothée Chalamet”, shpjegoi Rosh.

Megjithatë, vetë ai pranoi se nuk e di sa i vërtetë është ky informacion. Të afërm pranë Kylie Jenner, zbuluan për TMZ se ky lajm është plotësisht i pavërtetë dhe se komediani ka përdorur emrin e sipërmarrëses për të marrë vëmendje. Po i njëjti burim ka zbuluar se asnjë episod i sezonit të ri të reality show-t nuk është filmuar në një market.

Share With:
Translate »
21 Views