Ai u arrestua në Dubai, ndërkohë që emri i tij u përfol në nëntor të vitit 2018 edhe si bashkëshorti i “Miss Shqipëria 2005”, Suada Sherifi me të cilën kanë edhe një vajzë, kur edhe u shpall në kërkim policor për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok.

Që nga viti 2018, Suada Sherifi “u zhduk pa gjurmë” duke mbyllur çdo rrjet social, ku ekspozonte biznesin e saj dhe jetën e luksit.

Madje u zhduk edhe nga intervistat në median e shkruar dhe televizive.

Këto janë disa nga fotot që kanë mbetur në rrjet që pas ‘zhdukjes’ së bukuroshes dhe vogëlushes së saj Deizi nga rrjetet sociale dhe syri i publikut

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Suada Sherifi i bën një surprizë së bijës, por reagimi i saj nuk është ai që pritej

Por Kids’Time ka zbuluar disa foto nga jeta e re e Suadës e cila duket të jetë po aq luksoze sa ka qenë, ndërsa bukuria dhe shija e saj në veshje e marka duket se nuk ka ndryshuar.

   

Kids Time ka zbuluar gjithashtu një foto të vogëlushes Deizi, e cila nuk është më e tillë, por është një zonjushë e vërtetë tashmë.

Ajo duket edhe shumë fashion, ndërsa bukurinë e paska të trashëguar totalisht nga mami.

Mesa duket, edhe pas trazirave në jetët e tyre, familja vijon të bëjë një jetë luksoze. /Kids’Time/