U arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjën e saj, nëna lehonë para gjyqit: Nuk e nuk e takoj prej 5 vitesh…

Nëna lehonë Diana Bahçja e cila u arrestua pak ditë më parë do të njihet sot me masën e sigurisë. Ajo është arrestuar nga policia duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh, pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.

Për gazetarët ajo ka thënë se prej 5 vitesh nuk sheh fëmijën e saj dhe se policia kur i shkoi në banesë e pa që ishte lehonë por prap nuk u step për ta arrestuar. Ajo ka thënë se nuk e braktisur fëmijën e parë të saj.

Ajo shprehet se fëmijën ia ka lënë burrit të saj, teksa ky i fundit ka bërë apel në media për lirimin e saj.

Share With:
Translate »
82 Views