U bë për spital nga babai! Mrekullia ndodhi, vjen lajmi i mirë për 6-vjeçaren nga Kamza

Vajza 6-vjeçare, e cila u dhunu a në mënyrë barbare nga babai i saj 27-vjeçar ka dalë nga Reanimacioni.

Burime për mediat bëjnë me dije se vajza është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Në dhomën e spitalit ku është shtruar vogëlushja ndodhen edhe dy punonjëse të mbrojtjes së fëmijëve nga Drejtoria e Shërbimit Social, të cilët kanë marrë urdhër që të mos lejojnë praninë e mediave.

Kujtojmë që vajza u bë për spital disa ditë më parë nga babai i saj, me këtë të fundit që u shpreh se e bija e kishte bezdisur…

Nëna e vajzës tha se kishte mushkëritë e plasaritura, çarje në zorrë dhe se mjekët i kishin thënë se gjendja është kritike.

Por, duket se mrekullia ka ndodhur dhe vajza tani është në gjendje të mirë shëndetësore, lajm që na gëzon të gjithëve.

Share With:
Translate »
161 Views