U dënua 30 vite për abort, pas 15 vitesh burg ndodh e papritura
El Salvadori është vendi që ka ligjet më të rrepta për sa i përket abortit. Një grua është dënuar në vitin 2003 me 30 vite burg pasi ka abortuar dhe është dënuar për vrasje.
Por, kohët e fundit gjykata supreme ka rishikuar ligjin për abortet dhe ka vendosur që 34-vjeçares t’i falet pjesa tjetër e dënimit dhe e ka liruar.
Ajo është shprehur se tashmë do ta nisë çdo gjë nga e para dhe se nuk ka kohë për të humbur.
Gjithashtu Maira Verónica Figueroa Marroquín ka shprehur vullnetin e saj për të studiuar për drejtësi dhe për të kuptuar atë çfarë kishte ndodhur me të.