U diskriminua në punë për shkak të gjidhënies, nëna e re bën publike historinë e saj

Në emisionin e “Rudina”, në Tv Klan ishte e ftuar Xheklina, një nënë e re, e cila foli për diskriminimin që sipas saj i është bërë në vendin e punës. Arsyeja, sipas gruas, është gjidhënia.

Ajo është me leje lindjeje dhe ka pagesë të rregullt nga institucioni ku punon, megjithatë ka bërë një ankesë për vendin e saj të punës. Ankesën e ka paraqitur në zyrat përkatëse të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Arsyeja e kësaj ankese është sepse Xheklinën e kanë transferuar në qytetin e Fierit, ku e ka të pamundur të ushqejë foshnjën e saj.

Nuk e quaj të moralshme dhe të ngrejë padi për institucionin ku unë punoj, pasi vazhdoj të paguhem, por si grua e diskriminuar më lindi e drejta të ankohem pranë një institucioni, ky është Komisioneri Për të Drejtat e Diskriminimit, pranë Kuvendit. Falënderoj komisionerin Robert Gajda. E drejta mendoj që duhet të ishte afër vendbanimit, jo një orë e gjysmë larg vendbanimit, në pamundësi për të ushqyer foshnjën time”,- u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
100 Views