U dogj në tenxheren me qumësht të valuar, motra tregon tmerrin që përjetoi

Altea Jubi, vogëlushja 4 vjeçare ishte si gjithë fëmijët e tjerë deri në korrik të vitit 2017 ku ra në tenxheren me qumësht të zier dhe 80% e trupit të saj u dogj.

Për emisionin “BOOM” e motra e saj e madhe rrëfen sesi ndodhi ngjarja një vit më parë.

Motra: Isha duke valuar qumështin dhe në momentin kur e hoqa motra më kërkoi një kokërr vezë. Unë shkova ta merrja dhe kur kthehem ajo ra. Qumështi ishte i zier, sa e kisha hequr nga soba. Kur e nxora filloi ti ripej lëkura dhe vetëm qante. Më duket gjithmonë sikur koha nuk kalon dhe ajo është akoma aty.

Edhe pse nuk kishte shpresa për jetën iu deshën dhjetra ndërhyrje të specializuara në Turqi që Altea të jetonte.

Por pavarësisht kësaj trupi i vogëlushes është plot me operacione dhe lëkura e prindërve tashmë është vendosur në shumë pjesë të saj.

Sikur të mos mjaftonte kjo situatë, kushtet në të cilat jeton 4 vjeçarja janë tejet të vështira.

Share With:
Translate »
1756 Views