U fut në reaminacion pasi i’u përkeqësua shëndeti, Arjan Konomi në gjendje të rëndë

Arjan Konomi, kryefamiljari që u aksidentua të dielën në Tiranë, teksa kalonte vijat e bardha bashkë me gruan dhe fëmijën 3 muajsh, mësohet se vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Ditën e djeshme mjekët u detyruan që ta futin përsëri në sallën e reaminacionin Konomin pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Foshnja 3 muajshe fatmirësisht nuk u lëndua nga aksidenti te “Rruga e Kavajës”, kurse bashkëshortja e tij, Vilma ka politraumë por është e stabilizuar.

Dinamika e ngjarjes në Tiranë:

Çifti, i cili tani ndodhet në spitalin e Traumës, ishte duke kaluar vijat e bardha bashkë me djalin e mitur tre muajsh. Semafori ishte jeshil për ta dhe i kuq për mjetet, por aty kaloi me shpejtësi “skëterrë” një Mercedes luksoz me të cilin udhëtonte Ajas (Ilir) Sulejmani.

Mercedesi G Class u fut me semafor të kuq dhe përplasi çiftin me fëmijën e tyre.

Shoferi, i cili udhëtonte dhe pa patentë, braktisi mjetin dhe u largua përmes blloqeve të pallateve në zonën e njohur në kryeqytet si “Pallatet e Delijorgjit”. Shërbimet e Policisë u vunë menjëherë në ndjekje dhe e arrestuan në një spital privat.

Share With:
Translate »
40 Views