U kritikua pasi lejoi fansat të puthnin Poin, reagon Sara Hoxha

Mbrëmjen e djeshme Sara Hoxha u shoqërua nga vajza e saj Poem Blu në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” në Prishtinë.

Fansat e saj të zjarrtë e puthën Poin, ndërsa për këtë gjë Sara u kritikua nga fansat në rjetet sociale.

Së fundmi përmes një postimi në InstaStory, influencerja ka treguar se edhe ajo është bezdisur nga kjo gjë pasi ka frikë nga sëmundjet, por nuk ka çfarë bën sepse sipas saj njerëzit e puthin vajzën e saj nga dashuria.

Nuk është se i lejoj por në të vërtetë ndonjëherë nuk ke çfarë bën, Unë e di që njerëzit në momentin që e shikojnë Poin e përqafojnë dhe e puthin. E di që e bëjnë nga dashuria, por e di që nuk është gjë e mirë për të puthur fëmijët sepse ka sëmundje nga më të ndryshmet që fëmijët mund ti marrin shumë lehtë edhe vetëm nga një puthje. Unë e di që kjo gjë ndodh nga dashuria dhe prandaj asnjëherë nuk jam kthyer dikujt keq. Është diçka që mua më bezdis.”– tha Sara në videon e  postuar.

 

Share With:
Translate »
81 Views