U kujdes për ish-burrin 27 vite pas ndarjes, Linda: A i ishte babai i fëmijëve të mi

Me siguri të gjithë e mbani mend Linda Kalemin, ish balerinën e famshme e cila bënte aerobinë e mëngjesit në TVSH. Por pakkush e di historinë e jetës së saj.

Linda, ka emocionuar shqiptarët me historinë e saj teksa është kujdesur për ish bashkëshortin, kampionit të sportit, Klement Lutfija, i cili u aksidentua rëndë në Stamboll.

Klementi nuk ia doli dot por ish partnerja e tij, u kujdes për të deri në fund duke treguar vlera të larta humanizmi.

Ata kishin 27 vite të ndarë, mirëpo Linda thotë se po e përjeton keq këtë periudhë dhe do ishte shumë mirë që sakrifica e saj të mos përfundonte kështu. Amaneti i tij i fundit ishte të prehej në Shqipëri dhe Linda e ka bërë të mundur.

“Mora një model të vjehrrës sime e cila edhe pse kishte humbur vajzën në moshën 17 vjeç nuk e mbylli jetën dhe nuk pranoi të helmonte të tjerët me dhimbjen e saj.  Klementi u oërplas teksa ishte duke ecur me biçikletë në Stamboll, nga një 85 vjeçar. Ai u operua brenda natës dhe dy javët e para u duk sikur u përmirësua por më pas i ra trobozë dhe nuk i hapi më sytë. Ai nuk e mendoi kurrë që do të vdiste, edhe në momentin e fundit që po i binte tromboza dhe unë po e shikoja sepse po deformohej në fytyrë, ai nuk e kuptoi. Dhe më mirë që nuk e kuptoi. Ai nuk kishte asnjë njeri tjetër atje, edhe sikur të mos duash duhet t’i shërbesh. Mua më bën çudi se si njerëzit pyesin se si ka mundësi që ish gruaja kujdeset pas kaq kohësh për sh burrin. Djemtë e mi pa eksperiencë të trembur, të panikosur, më pysnin ‘çfarë do të ndodhë me babin’. Pra është përgjegjësia  ndaj njeriut në radhë të parë, ai ishte babai i dy djemve të mi dhe përveç kësaj vitet e fundit unë dhe Klementi kishim ndërtuar një shoqëri shumë të mirë. Çdo fundjavë rrinte me ne, drekonte me djemtë, edhe punët më të rëndësishme të tij m’i ngarkonte mua me prokura. Psh. merru ti  me pronën e mamasë në Korçë”, ka rrëfyer ajo.

Share With:
Translate »
43 Views