“U martova me një psikopat”/ Gruaja zbulon se burri kishte një tjetër bashkëshorte, 5 të fejuara dhe disa familje

Mary Turner Thomson ka vuajtur një dramë të vërtetë, që dhe skenaristët me imagjinatën më të zhvilluar do të kishin vështirë ta shpiknin.

Kur ajo takoi Will Jordan, ky i fundit dukej si njeriu perfekt, i dashur, i përkushtuar dhe i kujdesshëm. Pasi u martua me të dhe solli në jetë dy fëmijë, u shokua kur zbuloi se ai ishte martuar edhe me një grua tjetër, kishte 5 të fejuara dhe disa familje të tjera.

Pasi Jordan i mori asaj qindra mijëra paund, ai u burgos dhe u dëbua nga Skocia në SHBA, ku vazhdoi të gjente të tjera gra.

Por gjatë kësaj historie të jashtëzakonshme, Mary u bashkua me një tjetër viktimë të ish-burrit të saj për të filluar një operacion të guximshëm të fshehtë që do të çonte Jordan në duart e policisë.

“Njeriu me të cilin u martova doli të ishte një monstër, që jo vetëm i merrte gratë për t’i rrjepur nga paratë, por torturoi dhe abuzoi psikologjikisht gratë gjithë jetën e tij, duke i dëmtuar mendërisht, emocionalisht dhe financiarisht,” tha Mary.

Share With:
Translate »
252 Views