U nda nga jeta papritur/ Vuçiç dhe fëmijët e tij përcjellin në banesën e fundit ish-gruan

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ndau dje lajmin e papritur për vdekjen e ish-bashkëshortes së tij.

Ksenija Vuçiç u varros ditën e sotme dhe në varrimin e saj morën pjesë familjarë, miq dhe politikanë të shumtë.

Nuk mungoi as vetë Presidenti Vuçiç. “Prej 20 vitesh njihesha me Ksenjën. Ishim bashkë në një klinikë kardiovaskulare dhe asnjëri prej nesh nuk flisnim për gjëra kalimtare atëherë.

Folëm për kuptimin e ekzistencës, çfarë na mban në situata të tilla. Gjatë gjithë atyre dhjetë ditëve në klinikë, ajo më bëri pyetje që janë shumë më të qarta për të tani. Perëndia tani po e merr atë në krahët e Tij,” tha Patriarku Porfirit.

Ksenija Vuçiç u nda nga jeta të shtunën më 29 janar në moshën 56-vjeçare në shtëpinë e saj.

Pranë ish-gazetares në atë moment ishte edhe djali i saj Danilo. Ksenja ka punuar si gazetare për mbi 30 vjet.

Share With:
Translate »
92 Views