Karteli Hysko realizon videon më trendi në Tik Tok, do të shkriheni së qeshuri kur ta shihni

Nëse jeni përdorues të rregullt të TikTok-ut me siguri e keni parë videon më të shpërndarë të momentit, atë të çifteve me fëmijë të vegjël që imitojnë një nga skenat më të njohura të serialit “Narcos”. Këtij trendi i është bashkuar së fundmi edhe karteli Tysko.

Nën ritmet e këngës “Tuyo” nga Rodrigo Amante, babi Turi, i cili mishëron personazhin e Pablo Escobar, dhe mami Orinda shfaqen duke numëruar pelenat e Atarës sikur të ishin lekë dhe duke i bërë gati ushqimin. E vogla e shtëpisë duket e habitur nga gjithë ky proces dhe ndjek me sy veprimet e prindërve, që sipas mendimit tonë meritojnë 10 me yll për performancën e tyre.

Videoja ka marrë po ashtu shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e të dyve, që i kanë komplimentuar dhe i kanë falënderuar për buzëqeshjet që u kanë dhuruar. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme.

Share With:
Translate »
180 Views