U ndodh të gjithave, bashkëshortja Lorik Canës konfliktohet me vjehrrën

I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” Lorik Cana foli gjerësisht për familjen e tij e ndër të tjera, nuk ngurroi të pranonte se bashkëshortja dhe nëna e tij herë pas here konfliktohen së bashku.

I pyetur nëse Monica e respekton nënën e tij, Cana u përgjigj: “Kujdeset shumë dhe është shumë e dhënë pas detajeve. Kanë dhe grindje se kjo është normale, por ajo respekton shumë çdo element të familjes.”- u shpreh Cana.

I pyetur me humor nga Ermal Mamaqi nëse bashkëshortja e tij e di këngën që thotë “E para është nëna pastaj më je ti”, Cana u shpreh: “Jam munduar t’ia shpjegoj që ajo t’i thotë nënës ‘Do ta ruaj djalin si sytë e ballit’, por kisha vështirësi ta përkthej në italisht.”

Share With:
Translate »
730 Views