U përdhunua nga 5 persona, flet xhaxhai i të miturës: Ka tentuar të vrasë veten, tani ndodhet…

Përgjatë ditëve të fundit, opinioni publik është tronditur nga lajmi se një 15 vjeçare është përdhunuar nga 5 persona në Mirditë.

Xhaxhai i vajzës ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka treguar se ajo ka tentuar të vrasë veten, por tani është në kujdesin e psikologëve.

“Jam xhaxhi i vajzës. Na ka pikëllue nga ka brengosur , na ka marrue ato që kanë bërë atë përdhunim me një 14 vjeçare, që pasi e kanë droguar e kanë shantazhuar dhe mbrapa i kanë vënë edhe pistoletën në kokë. Vajza është në klasën e 9 e kanë nxjerr nga këto fshatrat e kanë përdhunuar, që me datën 7 ka filluar kjo. Ajo fëmijë, ajo në momentin që është përdhunuar nuk ka pasur asnjë ndjenjë njerëzore. Tani është në Tiranë dhe po ndihmohet me psikologët, tani është më mirë, por ka qenë në gjendje kritike, ka dash me vra veten ka dash me var veten!”, është shprehur ai.

Burimi: “Report Tv”

Share With:
Translate »
874 Views