U përfol se ishte shtatzënë për herë të parë, vjen reagimi nga Tea Trifoni

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni ka qenë qendra e vëmendjes gjatë gjithë kohës për jetën e saj.

Por ditën e sotme më shumë se kurrë mediat kanë përfolur për një shtatzëni të mundshme të saj.

Ishte Icon Style e cila e publikoi si një lajm ekskluziv.

Por nuk vonoi shumë dhe Tea Trifoni ka reaguar mbi këto lajme.

Me anë të një video-je të postuar në Insta-story-in e saj ajo është shprehur e buzëqeshur dhe duke folur me ironi së bashku me motrën e saj dhe jo vetëm kaq pasi ajo na le të kuptojmë që ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk është shtatzënë.

Tea: Po i falënderoj për urimet.

Motra: Po dalë me dalë ku do venë, duro, duro deri ne darkë.

Tea: Po se kishin gjetur dhe babain me duket.

E motra: Po le ta gjejnë moj, fiks fare se mos bëhet ndonjë mpleksje”, shprehet në fund e motra duke buzëqeshur të dyja.

Ndonëse Tea ka reaguar duke shuar thashethemet, ende nuk dihet e vërteta por këtë do ta shohim ditët në vijim.

Share With:
Translate »
101 Views