U përfol se ishte shtatzënë, reagon Rina Balaj: Ka katër vite që nuk…
Rina Balaj mori të gjithë vëmendjen sot me postimin e saj të fundit, ku shfaqej me një kotele që kishte vendosur putrën në belin e saj. Një ndër ndjekësit i ka dërguar një mesazh duke i shpjeguar një bestytni, sipas të cilës kur një mace bën këtë veprim, tregon se personi të cilit po ia prek belin është shtatzënë.
Rina e publikoi mesazhin në Instastory dhe ka shkruar: Ndihmë! A është kjo e vërtetë? Dhe kaq u desh që në media të përflitej se ajo është shtatzënë!
Pas lajmeve, Rina ka reaguar sërish dhe ka hedhur poshtë shanset se mund të jetë në pritje të ëmbël duke u shprehur se ka katër vite që nuk ndryshon ky titull.
“Rina shtatzënë për herë të parë”, akoma nuk ka ndryshuar ky titull që katër vjet”, shkroi ajo.
Kujtojmë se këngëtarja është prej kohësh në një lidhje dashurie me reperin Sin Boy.