U trafikua nga xhaxhai 6 vite më parë, vajza shqiptare gjendet në Tel Aviv: “Nuk dua ta shoh familjen!”

Ajo kishte 6 vite që ishte larguar nga familja dhe më në fund mbrëmë ka pasur mundësinë që të shkëmbejë dy fjalë me të ëmën.

Gjatë emisionit “Pa Gjurmë”, Zogë Myrtaj, e cila ishte denoncuar e zhdukur, ka fajësuar familjen se nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të gjetur vendndodhjen e saj.

22-vjeçarja thotë se nuk do të ketë kontakte me asnjë prej familjarëve dhe se këta të fundit e dinin që nuk ishte e zhdukur.

Zoga e cila sot jeton në Tel Aviv, Izrael ku edhe është martuar dhe ka krijuar familjen e saj tha se  nuk ia fal familjes që ende ruan kontakte me xhaxhanë.

Share With:
Translate »
1671 Views