Humbi gjatë një feste ditëlindje, gjenden mbetjet e trupit të 3 vjeçares në landfill

Trupi i një 3-vjeçare është gjetur më shumë se një javë pasi ajo u rrëmbye nga një ditëlindje në Birmingham, Alabama.

Policia identifikoi mbetjet e trupit të gjetur si të Kamille “Cupcake” McKinney por nuk janë përcaktuar ende shkaqet dhe koha kur ka vdekur.

Mbetjet u gjetën brenda një kazani plehrash në një landfill në Birmingham. Landfilli nuk ishte shumë larg kompleksit të apartamenteve ku vajza u pa për herë të fundit.

Dy persona janë të dyshuar në lidhje me zhdukjen e vajzës. Patrick Stallworth, 39 vjeç dhe Derick Brown, 29 vjeç u morën në pyetje nga  policia javën e kaluar pasi një video si edhe dëshmitarë thanë se i panë në një automjet mbrëmjen e 12 tetorit kur u zhduk edhe Kamille.

Vogëlushja ishte në një festë ditëlindjeje në kompleksin e apartamenteve ku jetonte me familjen e saj.

Dëshmitarët thanë se ajo mund të ishte rrëmbyer nga një burrë dhe grua me SUV ngjyrë të errët

Share With:
Translate »
352 Views