U zhduk mëngjesin e të hënës, familjarët 30-vjeçares: Do të japim shpërblim kush e gjen Ersida Dyrmishin
Mbetet ende mister zhdukja e një gruaje, nënë e dy vajzave në Durrës. Ersida Dyrmishi, 30 vjeçe, punonte në një call-center dhe pas daljes nga puna humbi kontaktet me familjen.
Kolegët e punës dhe familjarët po e kërkojnë kudo, por ende nuk ka gjurmë të saj.
Një prej familjarëve ka njoftuar se ata kanë vendosur që të japim shpërblim për këdo që jep informacion të saktë. E reja është e zhdukur që nga ora 08.00 e datës 25 korrik dhe familjarët nuk kanë marrë asnjë informacion përveç disa indicieve që 30-vjeçarja mund ndodhet në Tiranë.
Në një njoftim të shpërndarë nga familjarët thuhet se ata që kanë informacion të njoftojnë në numrat celularë: 0692467605 dhe 069 2050608.