Ueda dhe Arlindi tregojnë mënyrën qesharake si e mësuan shtatzëninë: Lexova testin gabim
Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Ueda dhe Arlindi treguan më shumë për emocionet e shtatzënisë dhe jetën e tyre të re në Gjermani, pranë prindërve të Arlindit.
Ata treguan se shtatzënia ishte diçka e planifikuar, edhe pse nuk e prisnin të ndodhte kaq shpejt. Ndërsa tregonin për pritjen e ëmbël, ata rrëfyen edhe historinë qesharake si e mësuan shtatzëninë. Ueda tha se testi ishte në gjermanisht dhe duke qenë se ajo nuk e di gjuhën, e lexoi testin gabim. Më pas ishte Arlindi ai që e pa rastësisht testin më vonë dhe kuptoi se do të bëheshin prindër.
Orinda Huta: Shtatzënia, ishte e planifikuar apo jo?
Ueda: Me të thënë që ishte e planifikuar tamam, është e vështirë, po ne jemi të rritur, dimë çfarë jemi duke bërë. Na ka ardhur më shumë si një gjë që e kemi dashur.
Orinda Huta: Okej, ishte e planifikuar.
Ueda: Po, ishte në njëfarë forme, edhe pse ndodhi shpejt. Por jo, ishte me thënë të drejtën.
Orinda Huta: Dhe momentin kur e morët vesh, më tregoni pak për atë.
Ueda: Okej, është një histori pak qesharake, pak funny (për të qeshur), sepse unë kur bëra testin, ishte në gjermanisht fleta edhe nuk dija si ta lexoja. Ai ishte pozitiv. Vetëm kur e bëra, erdha poshtë, Lindi thotë: “Hë si doli?” I thashë: “Jo, më duket se jo, por nuk e kuptoj se kam gjithë këto simptoma”. U çudita i thashë sepse isha 100 për qind e sigurt që isha. Edhe u mërzita pak. Hëngrëm bukë, edhe s’e di, isha shumë e çuditur. Kur kemi ikur lart dhe Lindi e ka parë testin dhe tha: “O beb, është pozitiv”.