Ulet lindshmëria, popullsia drejt plakjes

Familja shqiptare po shkon gjithnjë e më shumë drejt tkurrjes. Sipas Institutit të Statistikave, numri i lindjeve po ulet nga viti në vit. Krahasuar me një vit më parë, 2017-a regjistroi 7201 lindje, ose një rënie me 20,7 %.

Numrin më të ulët e ka qyteti i Gjirokastrës, me 42,3 %, më pak në krahasim me 2016. Kryeqyteti mbetet me numrin më të lartë të lindjeve. Megjithatë, sipas sociologëve ajo që shihet me shqetësim është numri i ulët në këtë 10-vjeçar të fundit, duke sjellë një plakje të popullsisë.

Sipas sociologëve, nëse ky trend ulje do vijojë edhe për disa vite, atëherë vendi ynë do të përballet me një krize në këtë drejtim. Për ta e vetmja mundësi rikuperimi të popullsisë, shihet mbështetja sociale për familjet e reja.

Viti 2016 shënoi edhe nivelin më të ulët të lindshmërisë në vend, me rreth 32 mijë fëmijë në të gjithë vendin. Ky trend ulje vërehet edhe tek zonat rurale, të cilat në thelb të tyre kishin konceptin e familjes të madhe tradicionale me shumë fëmijë.

Share With:
Translate »
710 Views