Unë jam 40 vjeçe, beqare, nuk kam fëmijë dhe jam e lumtur. Po pse njerëzit flasin me keqardhje për mua?

Burimi: The Telegraph

Shpeshherë shoqëria i paragjykon ato vajza/gra që pasi kalojnë një moshë të caktuar, ende nuk janë martuar ose kanë zgjedhur të jenë beqarë në vend t’i përkushtohen një partneri dhe fëmijëve.

Për disa kjo zgjedhje është egoizëm, për të tjerë quhet liri. Ndërsa për Emma John martesa thjesht nuk ishte për të. Ema tani është në të 40-tat dhe ka një karrierë të mirë, shtëpinë e saj dhe shumë miq dhe më e rëndësishmja është se ndihet më shumë se e kënaqur me jetën e saj. Atëherë, pse njerëzit nuk mund ta pranojnë atë? ⁠

“Gjithmonë i kam urryer festat e ditëlindjes. Nëse ka një gjë që unë urrej se jam beqare, është pritja e tmerrshme kur ulesh në një pub, përpiqesh të rrish në tavolinën tënde, por njerëzit rreth e rrotull shikojnë karriget bosh me mërzi dhe keqardhje.”,- tregon Emma, shkruan dritare.net

Unë jam 40 vjeçe, beqare, nuk kam fëmijë dhe jam e lumtur.

Emma e vazhdon rrëfimin e saj duke treguar se çfarë i ndodhte kur ishte në të 30-tat, atëherë kur të gjithë shokët dhe shoqet e saj ishin martuar dhe ajo ndihej e lënë pasdore, pasi gjithsecili duhej të kujdesej për fëmijët, familjen e vet.

“Në një party në të 30-at ndërsa ishim ulur duke parë një album fotografik, duke rikujtuar vitet e kolegjit, udhëtimet në të 20-tat, drekat-darkat dhe dasmat, më erdhi në mendje se nuk po krijonim më kujtime të reja. Pasi të gjithë miqtë e mi kishin krijuar tani familjet e tyre. Për të dalë pak jashtë, fëmijët i linin me kujdestare dhe largimi me nxitim ishte simbolikë e mënyrës së jetesës së të tjerëve, po jo e imja. Kjo më bëri të ndihem e lënë jashtë jetës së tyre, e lënë pas. Nuk ishte plani im i jetës që mosha 40-vjeçare të më gjente të pamartuar. Thjesht ndodhi sepse nuk kam gjetur një partner me të cilin do të kaloj jetën.⁠ Unë kam pasur të dashur gjatë këtyre viteve, por lidhja jonë zgjaste pak, maksimumi shkonte 1 vit. Thjesht nuk kam rënë në dashuri. E thënë kështu, tingëllon e thjeshtë, neutrale, e lirë nga gjykimi. E megjithatë sa herë që i them dikujt që jam beqare, përballem me të njëjtën bisedë të vështirë, bezdisëse dhe me ngelët që t’i bëj njerëzit të ndihen më mirë për statusin tim si beqare. “Po, unë po shijoj dhe shfrytëzoj sa më shumë lirinë time. Sigurisht, martesa të ndodhë kur të ndodhë.”,- u thosha. Kur hyra në të dyzetat fillova të ndieja panik për pjellorinë time. Por kurrë nuk u ndjeva e dëshpëruar për të qenë nënë.”

Unë jam 40 vjeçe, beqare, nuk kam fëmijë dhe jam e lumtur.

Pavarësisht stereotipave nga shoqëria për një grua shumëvjeçare që është beqare, Ema ndihet më se e kënaqur me jetën e saj, ashtu siç duhet të ndihet çdo grua që ka zgjedhur ta shijojë lirinë e saj, duke mos u penguar nga mosha.

Share With:
Translate »
324 Views