“Unë jam nëna bonus e tij dhe jo njerka”, Si Gisele Bundchen shpiku termin e ri për të përshkruar marrëdhënien me djalin e burrit

Gjatë gjithë karrierës së saj, Gisele Bundchen ka treguar se çfarë do të thotë të jesh supermodele kurse në jetën e saj private, ka treguar se çfarë do të thotë të jesh një supernënë. Një nga 3 fëmijët e saj ka ardhur në jetë nga një lidhje e mëparshme e bashkëshortit të saj. Megjithatë ky fakt nuk e a penguar ta donte sikur të ishte i lindur prej saj. Për të përkufizuar me një term rolin e saj ka shpikur një term: Nëna bonus.

Kjo është historia e saj:

Fillimi i një historie dashurie, por me një kthesë të veçantë
Ajo ishte një nga supermodelet më të njohura të viteve 2000 dhe emri i saj është ende i pranishëm në industrinë e modës. Por pasarelat dhe fama nuk ishin të vetmet gjëra të rëndësishme në jetën e modeles braziliane: dashuria me lojtarin e futbollit amerikan Tom Brady ishte po aq në qendër të vëmendjes.

‘Unë jam nëna bonus e tij dhe jo njerka’. Si Gisele

Ata e nisën lidhjen e tyre në 2006-ën dhe gjithçka ishte rozë, por vetëm 2 muaj më vonë, një lajm e tronditi lumturinë e tyre: “Tom më tha se ish e dashura e tij ishte shtatzënë. Të nesërmen, lajmi ishte përhapur kudo dhe ndjeva sikur bota më ishte kthyer përmbys”, tregon ajo në librin e kujtimeve.
Edhe pse nuk e priste dhe ishte një moment i vështirë për të, lindja e John ‘Jack’ Edëard Thomas ndryshoi gjithçka: “Lindja e tij bëri që zemra ime të zmadhohej dhe të merrte dimensione që nuk e dija se ekzistonin. Ishte si të bija në dashuri me djalin e vogël. Më mësoi të isha nënë.

‘Unë jam nëna bonus e tij dhe jo njerka’. Si Gisele

2 vite pas lindjes së djalit ata i thanë ‘po’ njëri-tjetrit dhe familja u rrit dalëngadalë. Në jetë erdhi djali i tyre Benjamin, dhe më vonë Vivian.

“Të qenit një familje e përzier nuk është arsye për të mos dashur njëri-tjetrin. Për Benjamin, vëllai i madh është heroi i tij. Jack hyn në derë dhe Benjamit i shtohet buzëqeshja. Ai dëshiron ta ndjekë kudo”, tregon për djemtë.

Edhe pse ajo nuk është nëna biologjike e Jack, e ka ndjerë si të sajin që nga dita e parë: “Unë e kuptoj që ai ka një nënë dhe e respektoj këtë, por për mua fakti që dikush tjetër e ka lindur atë, nuk e bën më pak djalin tim. Ndjej se ai është 100% i imi. E dua sikur të ishte i imi. Kështu e kam ndjerë që nga dita e parë. Ndaj nuk më pëlqen fjala ‘njerkë’. Mua më pëlqen termi ‘mama bonus’, sepse ai është bekim për mua. Jam me fat që kam pasur një engjëll në jetën time.

‘Unë jam nëna bonus e tij dhe jo njerka’. Si Gisele

2 nëna, dashuri e dyfishtë

Me nënën biologjike të Jack aktoren Bridget Moynahan kanë një marrëdhënie të mirë që prej fillimit. “Tom dhe unë morëm vendimin të rritnim një fëmijë së bashku dhe të dy gjetëm partnerë që jo vetëm na mbështetën duke e rritur atë fëmijë, por edhe ta duam djalin tonë sikur të ishte i tyri. Nuk mendoj se mund të kërkosh më shumë se kaq nga jeta. Djali im është i rrethuar nga dashuria”, tha Bridget.

Share With:
Translate »
31 Views