‘Unë kam punuar me babain tënd’. Shoferi i rrëfen historinë me të atin që Veliaj nuk e njohu dot
Janë të rralla rastet kur Veliaj shprehet publikisht për babain e tij të ndjerë. Ishte takimi i sotëm me një nga shoferët e “Go Green” linjës më të re të autobusëve në Tiranë që e nxiti të tregonte diçka më shumë.
Shoferi i autobusit: Unë kam punuar me babain tënd. Kam qenë inxhinier mekanik, ai oficer.
Veliaj: Vërtet?
Shoferi: Po dhe duhet të jesh shumë krenar për të. Ke pasur një baba për të qenë krenar.
Veliaj: Unë në fakt nuk e kam njohur shumë babain. Ai ka vdekur kur unë isha 10 vjeç, vëllai 4. Po jam shumë i lumtur sa herë takoj njerëz që e kanë njohur dhe jam shumë krenar për të. Po ndaj u them të rinjve sot, s`ka shumë rëndësi çuni i kujt je.
Në fund të dy shkrepën edhe një foto kujtim.