“Unë prisja një, jo kaq shumë fëmijë”

Një nënë e re ka sjellë në jetë plot 7 fëmijë, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Të gjitha bebet janë gjithashtu në gjendje të mirë.

25-vjeçarja nga Iraku, lindi në një spital në provincën Diyali të Irakut lindor, në të cilën ai besohet të jetë rasti i parë i shtatënjakëve në Lindjen e Mesme.

Një zëdhënës i departamentit të shëndetit lokal lëshoi një deklaratë duke thënë se nëna, së bashku me gjashtë vajzat e saj dhe një djalë, janë krejtësisht të shëndetshëm.

Babai i fëmijëve Youssef Fadl tha se ai dhe gruaja e tij nuk kishin planifikuar të zgjeronin familjen e tyre dhe tani kanë dhjetë të vegjël për të cilët duhet të kujdesen.

Share With:
Translate »
1111 Views