‘Unë sot s’e kam djalin afër për shkak të një gabimi’/ Meritoni flet për të birin në shtëpinë e BBV
Meritoni ka vënë mbrëmë përballë Sarën dhe Bardhin dhe në mënyrë miqësore i ka këshilluar që të mos e prishin raportin e tyre por të kalojnë më shumë kohë bashkë e të kuptohen me njëri-tjetrin. Ai tha se për shkak të gabimeve të tilla në çift, sot nuk ka mundësi ta ketë afër djalin e tij.
“Qetësohuni. Doni t’ja plotësoni dëshirën të tjerëve, a çfarë? Për diçka të vogël do e prishni raportin ju të dy? Dashuria do sakrificë, kohë, puthje, xhelozi, po ju flas seriozisht. Nuk ju vjen trup? Shikoni lot, emocione. Uluni, përqafohuni se më keni nervozuar. A ka më shumë vlerë emocioni juaj apo e kaluara, e tashmja, a e nesërmja, e pasnesërmja? Secili bën gabime edhe nëse Bardhi ka ti nuk duhet t’i lëshohesh. Edhe unë gaboj. Dhe prej këtij gabimi unë nuk kam mundësi ta shoh djalin tim me muaj të tërë. Ju bëni gjeste pa lidhje. Po bëni gabim, siç kam bërë unë që s’po e shikoj djalin dhe jam ‘dënuar’ për diçka të caktuar në thonjëza. Ndoshta nëse do të kishim më shumë mundësi ta kuptonim dhe ta njihnim më mirë njëri-tjetrin, unë sot do ta kisha djalin afër meje”, tha ai.
View this post on Instagram