Unik dhe origjinal, zbulohet kuptimi i emri i vajzës së Marinës dhe Getit

Një emër që bën bashkë mamin dhe mamin, përgjithmonë. Marina dhe Geti, dje janë bërë prindër për herë të parë dhe kanë vendosur që vajzën e tyre ta pagëzojnë me emrin Marget.

Moderatorja e njohur e “Klaniformia” dhe bashkëshorti i saj kanë ndarë pak detaje nga pritja e ëmbël me publikun, duke zgjedhur që periudhën më të bukur të pritjes ta shijojnë në privatësi të plotë. Për Marinën dhe shtatzëninë e saj kemi mësuar nga ndonjë ngacmim i kolegëve në spektaklin e humorit dhe pak ditë më parë, kur ajo ndau me të gjithë emocionin e dhomës së vogël – gati për mysafiren më të re të shtëpisë së saj dhe bashkë me të, edhe gjininë.

Vogëlushja që sapo ka përshëndetur botën, Marget Selimi, do të mbajë një emër unik, origjinal, zgjedhja e të cilit, me siguri është konfimuar nga të dyja familjet, Vjollca dhe Selimi.

Emri është bashkim i rrokjeve të para të prindërve MAR-ina + GET-oar = MARGET

 

 

 

Share With:
Translate »
26 Views