Khloe Kardashian zbulon aksidentalisht gjininë e fëmijës që pret

Në dhjetor, Khloe zbuloi që ajo ishte shtatzanë me fëmijën e saj të parë.

Disa orë më parë, 33 vjeçarja postoi në Snapchat një festë që po organizonte me miqtë e saj. Ajo që u vu re menjëherë nga fansat ishin ngjyrat e përdorur kudo në dekorin e tavolinës së ngrënies.

Pecetat, trëndafilat, qirinjtë… çdo gjë ishte një kombinim perfekt mes të artës dhe rozës.

“Pra, Khloe po pret një vajzë.” – shkruan një fanse në Twitter.

Nuk do ishte çudi të ishte e vërtetë kjo gjë në fakt, motrat Kardashian shquhen që japin detaje të vogla të fshehura që më pas të na zbulojnë të vërtetën.

Share With:
Translate »
661 Views