Urimi i Marinit për birin e tij do t’ju përlotë : “Të mendoja kur nuk ekzistoje”

24 gushti është një ditë shumë e veçantë për një ndër aktorët e “Portokallisë”. Pikërisht në këtë datë ai është bërë baba i djalit të tij.

Marin Orhanasi ka publikuar në Facebook një foto të djalit të tij e përbri saj ka bërë një shkrim mjaft të ndjerë. Por sigurisht aktori nuk mund të linte mënjanë as shakatë duke e mbyllur postimin pikërisht me një të tillë.

“Për ty djali im Maidush. Kampioni im absolut. Për ty king-u im mendoja kur nuk ishe, jam lutur për ty. Për ty mendoj tani, çdo sekondë, lutem çdo ditë përsëri, më shumë. Për ty zgjohem çdo orë të natës e vij të shoh, rri mbi ty e nuk e besoj që të kam. Të gjithin për vete, për ne. Për ty shqetësohem kur me thua do bëhesh aktor, për ty mendoj kur të them jo. Por, Për ty unë do jem me ty ç’te duash të bëhesh ti. Për ty bëhem si i cmendur kur më merr moshatarja jote, mami????, e më thotë që nuk ke ngrënë. Për ty ngordh kur më thua që ke bo llafe me mamin. ????Për ty vdes kur bën presion. Për ty shkrihem kur e ha kosin me pirun. Për ty i jam Zotit falenderues deri në pafundësi. Për ty marr frymë bir veç për ty.
EDHE ???? o vullkani im????. Tërmeti babit.
p.s Më fal që nuk ta bleva dot sot Lamborginin. E kishin mbyllur ata çunat se janë me pushime”- shkruan aktori.

Epo, shumë urime për birin e vogël!

Share With:
Translate »
1042 Views