Numri i vajzave që dëshiron të ketë Ryan Reynold, na la pa fjalë

Aktori i famshëm hollivudian është zhytur kokë e këmbë në rolin e babait duke i kushtuar çdo moment të ditës familjes së tij dhe dy vajzave të tij të vogla James dhe Ines. Në një intervitë për revistën “OK!” artisti i filmit “Deadpool” ka folur gjerë e gjatë për ndjesinë e të qenit prind dhe e përshkruan këtë rol si gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një mashkulli. “Do të isha njeriu më i lumtur në botë nëse do të kisha 9 vajza”, është shprehur 40-vjeçari i cili është martuar me aktoren 30-vjeçare Blake Lively. Ryan ka shtuar se kur e ke shtëpinë të mbushur me fëmijë, ke më shumë dashuri por edhe më shumë pelena. Ai e ka mbyllur intervistën e tij duke thënë se në të ardhmen ai dhe Blake do të kenë akoma më shumë fëmijë.

Share With:
Translate »
734 Views