Ushqyerja me gji ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë

Ushqyerja me gji tani ka një përfitim të shtuar për nënat.

Gratë që ushqejnë foshnjat me gji kanë më pak gjasa të zhvillonin sëmundje të zemrës ose goditje në tru ose të vdisnin nga sëmundje kardiovaskulare sipas një studimi të botuar të martën në Journal of the American Heart Association (JAHA).

Studimi, i cili analizoi të dhënat nga mbi 1 milion gra në mbarë botën, zbuloi se gratë që ushqehejnë me gji kishin një reduktim 11% të rasteve kardiovaskulare, një reduktim 14% të sëmundjeve koronare të zemrës, një reduktim 12% të goditjeve në tru në krahasim me gratë që nuk kanë ushqyer kurrë me gji.

“Është e rëndësishme që gratë të jenë të vetëdijshme për përfitimet e ushqyerjes me gji për shëndetin e foshnjave të tyre dhe gjithashtu shëndetin e tyre personal. Për më tepër, këto gjetje nga studimet të kryera në mbarë botën nxjerrin në pah nevojën për të inkurajuar dhe mbështetur ushqyerjen me gji në vende siç janë mjediset e punës miqësore për ushqyerjen me gji, dhe edukimin e familjeve rreth kësaj teme para dhe pas lindjes.” thotë Dr. Peter Willeit, një nga autorët e studimit.

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon që foshnjat duhet të ushqehen me gji për gjashtë muajt e parë të jetës.

Përveç përfitimeve të rëndësishme shëndetësore për foshnjat, studime të ndryshme kanë treguar se ushqyerja me gji zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit, ovarian, endometrial dhe tiroides tek gratë dhe ul rrezikun e diabetit të tipit 2, hipertensionit dhe artritit reumatoid.

Share With:
Translate »
21 Views