Ushtari mbretëror i bërtet me të madhe vajzës, ajo largohet e tmerruar duke qarë

Ky është momenti kur një ushtar i Ushtrisë Britanike i bërtet një vajze të vogël që po vizitonte Londrën.

@octavioalmanza16

#bukinghampalace #london #londontown

♬ original sound – Octavio Almanza Cana

Incidenti i cili ndodhi në Horse Guards është publikuar me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale.

Vajza e vogël po qëndronte përpara një dere kur ushtari doli nga kjo derë i veshur me veshjen ushtarake. Ushtari, i cili nuk është identifikuar është pjesëtar i “Rojeve të Jetës”, regjimentit të lartë të Kalorësisë Familjare.

Pa e kuptuar vajza e vogël i bllokon rrugën ushtarit i cili i afrohet dhe i bërtet për t’u larguar. Vajza e vogël vrapon e befasuar dhe nisë të qajë.

Kjo video ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, pasi disa mendojnë që ushtari është sjellë ashpër me të voglën, por ka edhe të tjerë që fajësojnë familjen e vajzës pasi mbrojnë rolin që kanë ushtarët mbretërorë.

Share With:
Translate »
100 Views