Cindy Marina flet për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit, moderatorja zbulon raportin me ish-kryetaren e Parlamentit

Gazetarja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli prej më shumë se 1 viti janë në një romancë.

Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private. Por në një intervistë të dhënë së fundmi në emisionin “Rudina”, Cindy nuk iu ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me partnerin e saj.

Ajo ka zbuluar se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një djalë shqiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim. Teksa foli për lidhjen e tyre, Cindy tha se Genari e mbështet në çdo hap dhe iniciativë që ajo do të marrë.

Gjithashtu Cindy ka folur edhe për marrëdhënien me ish-kryetaren e parlamentit Topalli. Ajo rrëfeu se e ka njohur Topallin para se të kishte lidhje me Genarin, pasi kishin patur njohje të hershme familjare. Edhe pse ende nuk e quan vjehërr, Cindy tregon se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje ndihet me fat që e ka njohur.

Biseda:

Pyetje: Ti e ke bërë publike në një postim në “Instagram” lidhjen me Genarin. Genar Topallin, i cili është djali i ish-kryetares sonë të parlamentit. Më trego pak për këtë lidhje, çfarë mund të thuash për këtë fazë ku jeni?

Cindy Marina: Kur vjen ky momenti i lidhjes gjithmonë mendoj pak më shumë. Unë jam pak më private me lidhjen time se dua ta mbaj për vete, se më duket se çdo aspekt tjetër të jetës njerëzit dinë çdo gjë. Lidhja jonë po shkon shumë mirë, Genari është një djalë i mrekullueshëm, kam shumë fat që e kam në krahë, sepse më mbështet në çdo aspekt, në çdo drejtim që unë dua të marr, ai është i pari që më thotë pse jo. Është gjithmonë mbështetës.

Pyetje: Edhe si çift jeni shumë simpatik, të dy të bukur. Duket se kombinoni shumë. Mbase dhe fakti që jeni të dy nga Shkodra, me origjinë andej, është edhe një arsye për të shkuar më mirë si çift me njëri-tjetrin apo jo?

Cindy Marina: Pse jo. Në fakt nuk kam menduar kurrë se mund të lidhem me një djalë shqiptar. Jo për ndonjë arsye, por duke qenë se jam rritur andej, nuk kisha shumë shoqëri me njerëz nga Shqipëria, por kur u takova me Genarin… Nuk e di ai ishte i veçantë për mua dhe gjeta atë.

Pyetje: Po me zonjën Jozefina Topalli je takuar?

Cindy Marina: Patjetër që po. Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur  familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh.

Pyetje: Unë uroj që gjërat të shkojnë mirë dhe bukur dhe ju të merrni vendime të rëndësishme me njëri-tjetrin. Por do ishte një vjehërr e shkëlqyer. Një vjehërr shumë e bukur, e zonja.

Cindy Marina: Ju e dini.

Pyetje: Do ishe me shumë fat apo jo po ta mendosh në këtë drejtim. Do ishte ndoshta edhe një mikeshë për ty? Si e mendon?

Cindy Marina: Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshoj njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur.

Share With:
Translate »
96 Views