Vajin e bebeve mund ta përdorin edhe mamatë dhe për kaq shumë gjëra
Vaji i bebeve mund të përdoret edhe për shumë gjëra të tjera, përveç për lëkurën e bebes tuaj,
Disa pika nga vaji për bebe të vendosura në pambuk do t’i largojnë mbetjet nga grimi rezistues ndaj ujit. Është i shkëlqyeshëm për largimin e rimelit.
Vaji largon ngjitësen për qerpikë artificialë
Një sasi e vogël nga vaji i bebeve me sukses do t’i largojë mbetjet e ngjitëses për qerpikë false nga kapakët e syve, po ashtu edhe nga duart pas ngjitjes së qerpikëve.
Për lëkurë të butë
Lëkura më ngadalë e absorbon vajin e bebeve dhe shpesh lë njolla të vajit në gardërobë. Që t’i shpetoni kësaj, bëni mirë që në losionin tuaj për trup të shtoni vetëm disa pika nga vaji për bebe dhe do të keni lëkurë më të butë.
Këmbë të lëmuara pas depilimit
Vaji i bebeve e qetëson lëkurën dhe është ideal pas depilimit. Përveç që do ta zvogëlojë skuqjen e lëkurës, këmbët do t’i keni me shkëlqim dhe të buta.
Zgjidhje për thembra të plasaritura
Aplikoni vaj bebesh në thembra dhe më pas në këmbë vendosni qese plastike dhe vishni çorape. Lëreni të veprojë për 1 ose 2 orë. Lëkura e thembrave tuaja do të jetë e butë dhe e ndjeshme.