Vajza 13-vjeçare lind pasi u përdhunua dhe iu mohua aborti

Një vajzë 13-vjeçare në Mississippi, SHBA, lindi një djalë pasi u përdhunua nga një i huaj – dhe më pas nuk mundi të bënte një abort, sipas një raporti të revistës Time.

Nëna e 13-vjeçares, Regina, kërkoi që vajza të bënte abord, por iu tha se klinika më e afërt e abortit ishte në Chicago – më shumë se nëntë orë me makinë nga shtëpia e tyre në Clarksdale, Mississippi.

Regina tha se kostoja e abortit në Chicago ishte shumë e shtrenjtë kur merrej parasysh çmimi i udhëtimit, pushimi nga puna dhe aborti për vajzën e saj. “Unë nuk kam para për të gjitha këto,” tha ajo për Time.

Vajza 13-vjeçare, e cila përdor pseudonimin Ashley, zbuloi se ishte shtatzënë pasi nëna e saj e çoi në spital për të vjella të pakontrollueshme. Regina vuri re se Ashley po sillej ndryshe, duke qëndruar në dhomë, ndonëse më parë ajo pëlqente të dilte jashtë për të regjistruar kërcime në TikTok. Pas marrjes së gjakut që tregonte se Ashley ishte shtatzënë, spitali kontaktoi policinë.

Regina tha për Time se vajza e saj i tregoi se çfarë kishte ndodhur: një burrë hyri në oborrin e tyre kur ajo po bënte video TikToku, ndërsa xhaxhai dhe vëllai i saj ishin brenda dhe e sulmoi atë. Ashley tha se nuk e dinte se kush ishte burri dhe se askush nuk ishte dëshmitar i sulmit.

Pas 39 javësh shtatzënie, Ashley lindi një djalë, të cilin e pagëzuan me nofkën Peanut. Ajo tha për Time se lindja ishte “e dhimbshme”.

“Kjo situatë dhemb më shumë sepse ishte një fëmijë i pafajshëm që bënte atë që bëjnë fëmijët, luante jashtë dhe është fëmija im,” tha Regina për Time. “Ende dhemb dhe do të dhemb gjithmonë.”

Kjo ngjarje tronditëse është e fundit në një seri situatash të tmerrshme që janë raportuar që kur Gjykata Gupreme amerikane rrëzoi Roe v Wade – një një vendim historik i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, në të cilin u vendos se Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara në përgjithësi mbronte të drejtën për të kryer abort. Që nga vendimi, 14 ligje shtetërore që ndalojnë abortin kanë hyrë në fuqi, sipas Qendrës për të Drejtat Riprodhuese.

Në qershor 2022, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin me arsyetimin se e drejta thelbësore për abortin nuk ishte “thellësisht e rrënjosur në historinë ose traditën e këtij kombi”. Vendimi i dha fuqinë shteteve federale për të rregulluar çdo aspekt të abortit.

Raporte të tjera detajojnë se si gratë pothuajse humbën jetën sepse mjekëve iu desh të prisnin derisa jeta e tyre të rrezikohej për të kryer një abort – ose që shumë gra tani duhet të udhëtojnë distanca të gjata për të marrë çdo lloj kujdesi shëndetësor riprodhues. Rreth 25 milionë gra të moshës 15 deri në 33 vjeç jetojnë në shtete që kanë kufizime për abortin.

Mississippi, së bashku me shumë shtete të tjera që gjithashtu ndalojnë abortet, teknikisht bëjnë përjashtime për rastet kur shtatzënia është nga përdhunimi ose është e rrezikshme për jetën. Por abortet e bëra sipas këtyre përjashtimeve janë jashtëzakonisht të rralla.

Në janar, New York Times raportoi se Mississippi bëri dy përjashtime që nga hyrja në fuqi e ndalimit të abortit. Shteti kërkon që një përdhunim të raportohet te organet e zbatimit të ligjit në mënyrë që të kualifikohet për një abort të ligjshëm. Edhe nëse bëhet një përjashtim, personi duhet të udhëtojë jashtë shtetit për të kryer abortin nëse shteti ku jeton e ndalon atë.

Vajza 13-vjeçare lind pasi u përdhunua dhe iu mohua aborti

Share With:
Translate »
83 Views